Shoqëria “ Kola Invest “ sh.p.k Fier është krijuar si një shoqëri shqiptare konform legjislacionit shqiptar te ndërtimit dhe akteve te tjera ligjore qe janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë.Shoqeria “Kola Invest” shpk Fier është një shoqëri investuese dhe sipërmarrëse në fushën e ndërtimeve civile, industrial, hidroteknike, ura dhe infrastrukturës rrugore e krijuar me vendim të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Nr. SN-058624-06-09 datë 03.07.2009. NIPT-i (NUIS) është K93103401G dhe është e licencuar për një gamë të gjerë punimesh në ndërtimet civile, kulturore, industriale, bujqësore, hidroteknike, rrugë, hekurudha etj.
Dy përfaqësuesit ligjorë dhe njëkohësisht ortakët e kësaj kompanie kanë një eksperiencë të gjatë në sektorin e ndërtimit dhe kompania është krijuar për shkak të kërkesave të tregut për këtë lloj biznesi.